Në Samitin Botëror të Veprimit për Klimën COP 28 në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kryeministri Edi Rama u shpreh kritik kur deklaroi se “ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin e tyre për të na dhënë leksione, por jo për t’u ndalur vetë.
“Megjithatë ajo çfarë ne bëjmë, është ajo tek e cila besojmë dhe jemi zotuar të ulim emetimet e gazrave serrë në nivel global me 20.9% deri në 2030 dhe të arrijmë asnjanësinë klimatike deri në 2050. Së dyti, vendi ynë synon të bëhet lider energjetik në rajon dhe eksportues neto energjie deri ne 2030, por duhet ta dini që Shqipëria është një prej vendeve të rralla që nuk ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë. Sigurisht nga ana tjetër, përballet me një rrezik ekstrem hidrologjik sepse ne varemi nga klima edhe pse tashmë jemi në një diversifikim në shkallë të plotë me energjinë e erës dhe diellit, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama ilustroi përpjekjet e Shqipërisë për klimën më këtë shembull.
“Këtë vit Vjosa, i pagëzuari lum i fundit i egër i Europës është shpallur Park Kombëtar në Shqipëri. Ishte për të qeshur sidoqoftë, sepse më të mëdhenjtë e më të pasurit rreth nesh në Europë, që kanë zbutur të gjithë lumenjtë e tyre na dhanë leksione gjatë gjithë kohës se sa e rëndësishme ishte të kishim një lumë të egër në Europë, por s’ka rëndësi, të qeshësh është mirë dhe angazhimi ynë është i fortë dhe real ndaj ne e bëmë dhe jemi plotësisht të përkushtuar që të vazhdojmë kështu”, tha kryeministri.
Uroj tha kryeministri në fund të fjalës, të kishim pasur më shumë Emirate të Bashkuara Arabe në komunitetin tonë të vendeve në mënyrë që atë çfarë është e zymtë, ta bëjmë më të lehtë e rrugëtimin tonë më të ndritshëm.
Top Channel