Një 20-vjeçar është plagosur me thikë nga dy vëllezër në Kurbin. Autorët e kanë plagosur në pjesë të ndryshme të trupit.

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K. të cilët janë fqinjë njëri me tjetrin, i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën asistencën mjekësore.

Dy vëllezërit Jozef Çaku (Kolici) 33 vjeç dhe Ervis Kolici 31 vjeç nga Kurbini janë vënë nën pranga dhe mbi ta rëndon vepra penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA