Elon Musk prezanton të ardhmen e zymtë me robotët humanoidë të aftë të qëllojnë me armë të zakonshme (video)

02/12/2023 21:40

Në një video të fundit të manjatit të teknologjisë Elon Musk, ai i prezanton njerëzimit ‘arritjet’ e kompanive të tij duke demonstruar sesi robotët humanoidë arrijnë të marrin vendimet e tyre, në këtë rast për të hapur zjarr ndaj dikujt në një automjet.

Robotët shihen që arrijnë të qëllojnë në shenjë me një automatik të zakonshëm që u jepet nga një person, teksa prodhuesit përpiqen të reklamojë gjithashtu dhe mbrojtjen anti-plumb të automjeteve të tyre elektrike.

Në video shihen fillimisht provat me armën automatike që bëhet ndaj mjetit të blinduar Tesla, për të treguar që nuk arrin ta shpojë, të paktën nga jashtë derës së shoferit.

Por cështjet komplikohen kur në skenë dalin dy robotë humaniodë (me formë e funksione në dukje si të njeriut), një prej të cilëve merr drejtimin e automjetit, kurse tjetri qëndron në vend duke marrë automatikun që i jepet nga një ndihmës.

Nuk dihet cilat kanë qenë urdhrat e dhëna për robotët nga komanduesit e tyre por pamjet kishin një sfond pak a shumë si të filmave horror apo apokaliptikë të luftës.


Humaniodi i stacionuar me automatik në dorë, pret afrimin e robotit që drejton makinën dhe kur ky i fundit ndalon rreth 15-20 metra para tij, ai hap zjarr duke qëlluar ndaj derës e xhamit të shoferit, me aftësi thuajse njerëzore prej profesionisti.

Pas të shtënave roboti humanoid që drejtonte makinën, del jashtë për të treguar se nuk kishte pësuar gjë.

Ndërkohë dera e makinës shihet që është shënuar nga gjurmët e plumbave të derdhur nga kolegu i tij robot disa sekonda më parë.

Nuk dihet nëse Musk ndërton mjetet e tij për civilizimin e njohur apo për një të ardhme armatimesh e lufte për mbijetesë post-apokaliptike.

Reklama supozohet të tregojë arritjet teknologjike, edhe pse shumë vrasin mendjen se drejt cilit realitet na çon kjo mendësi e ‘sulmit’, armëve dhe luftës.

FOTO GALERI
1/3
E ardhmja sipas Musk

Top Channel