Arrestohet dhunuesi i gazetarit dhe njëherazi administratorit të një medie online, Gj.Z. në Tiranë.
Incidenti ndodhi më 3 tetor në rrugën “Bardhok Biba”. 31-vjeçari me inicialet R. B., së bashku me disa persona të tjerë, dhunuan me sende të forta gazetarin. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, Policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut në Elbasan.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel