Asnjë pemë e Krishtlindjes në Betlehem mes konfliktit në Gaza

02/12/2023 21:43

Asnjë pemë Krishtlindjesh nuk do të ketë këtë vit në Betlehem, vendin tradicional të lindjes së Jezusit, ndërsa konflikti Izrael-Hamas vazhdon.

Qyteti do të mbajë festime të shkurtuara “pa bujë dhe pa shumë drita”. Betlehemi, i cili fqinjë me Jerusalemin në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka parë shkatërrim në përleshjet izraelito-palestineze në dekadat e fundit. 

Mirëpo, ajo çka e ka prekur më tepër qytetin është konflikti aktual në Rripin e Gazës 30 milje larg. Në fillim të dhjetorit të çdo viti, udhëheqësit e kishës mblidhen në Betlehem për të përuruar sezonin e Ardhjes para Krishtlindjeve, që përbën një atraksion të madh turistik. 

Këtë vit rrugët dhe sheshet e qytetit kodrinor ishin kryesisht bosh dhe të zymta nën një diell të thatë dimri. 

“Ne kurrë nuk e kemi parë Betlehemin si ky, as gjatë kohës së COVID. Qyteti është bosh, i trishtuar,” tha At Ibrahim Faltas, një frat i lartë françeskan. 

“Sot ishte menduar të ishte një ditë e gëzueshme.” 

Për herë të parë në kujtimet e shumë banorëve, nuk do të ketë asnjë pemë Krishtlindje në Sheshin e Lindjes.

“Ne do të festojmë me maturi,” tha At Francesco Patton i grupit kishtar të Kujdestarisë së Tokës së Shenjtë. 

“Kjo do të thotë pa bujë dhe pa shumë drita, në mënyrën më shpirtërore dhe më shumë mes familjeve sesa në shesh.” 

Top Channel