“Vendi ideal për mua”, klubi i Bundesligës rinovon me trajnerin

01/12/2023 15:05

Rinovim te Bochumi. Drejtuesit e klubit të Bundesligës kanë zgjatur bashkëpunimin me trajnerin Thomas Letsch.

55-vjeçari ka firmosur deri në qershorin e vitit 2026 me The Blues. Letsch qëndron në pankinë prej shtatorit të vitit të kaluar.

“Për mua është dhe mbetet një privilegj të jem në gjendje të jem trajner i VfL Bochum në të ardhmen. Ky është vendi i duhur për mua. Qyteti i Bochumit, klubi dhe njerëzit e mrekullueshëm që janë këtu.

Dua të falënderoj në veçanti ata që më kanë dhënë këtë besimin e tyre. Nga drejtuesit te kolegët e mi, ekipi dhe tifozët e mrekullueshëm. Kohezion, punë e ndershme dhe e palodhur: kjo është ajo që dallon Bochumin. Jam mirënjohës ndaj të gjithëve”, u shpreh Letsch.

Skuadra gjermane renditet në vendin e pestë nga fundi në Bundesliga me 10 pikë të grumbulluara në 12 javët e para të kampionatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA