Prishja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është konsideruar nga Rishi Sunak zhgënjyese.
Megjithëse u bë ky reagim nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ai ritheksoi mbështetjen e tij për Izraelin.
“Shpërbërja e armëpushimit sot është thellësisht zhgënjyese, jo vetëm sepse një numër në rritje pengjesh po ktheheshin në shtëpi. Pozicioni ynë është i qartë dhe konsistent, ne kemi qenë kategorik në mbështetjen tonë për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe për të ndjekur arkitektët e mizorive të 7 tetorit… duke theksuar detyrimin e Izraelit për të vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, tha lideri britanik në konferencën për klimën COP28.
Ndër të tjera Sunak shtoi se vendi i tij ka trefishuar angazhimet për ndihmë, por tashmë po provojnë çdo rrugë të mundshme për ta futur në territoret e Gazës.
“Unë e mirëprita fuqimisht pauzën në luftimet për të nxjerrë pengjet… dhe ne kemi përdorur mundësinë për ndihmat në Gaza. Kështu që ne po eksplorojmë në mënyrë aktive rrugë të tjera, duke përfshirë edhe detin”, u shpreh kryeministri britanik.
Top Channel