Skuadra e Milan është duke kaluar një moment shumë delikat si në kampionat ashtu edhe në Champions League.
Megjithatë duket se së fundmi trajneri, Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë.
Mediet italiane raportojnë se Ismael Bennacer është gati për t’u bashkuar me grupin të shtunën, në ndeshjen kundër Frosinone-s.
Mesfushori, i cili iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë pas dëmtimit të marrë majin e kaluar gjatë ndeshjes Milan-Inter në Champions League (ndeshja e parë gjysmëfinale e humbur 0-2 nga kuqezinjtë), u stërvit sërish me grupin të enjten, ndërsa raportohet se u shfaq në formë të mirë.
Nëse Bennacer nuk do të ketë probleme në seancën e së premtes, rikthimi i tij ndaj Frosinone-s mund të bëhet realitet.
Top Channel