Prodhuesit e OPEC+ ranë dakord për shkurtimin e prodhimit të naftës gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.
Ulja e çmimit të saj ka qenë lajm i mirë për konsumatorët e thjeshtë, por jo për vendet e kartelit të naftës, të cilët mbështeten fort tek fitimet prej saj për të fuqizuar ekonomitë e tyre.
Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+, të cilët prodhojnë më shumë se 40 për qind të naftës në botë, zhvilluan një takim virtual dhe lëshuan një deklaratë të përbashkët që përmbledh njoftimet vullnetare të vendeve anëtare për tkurrjen e prodhimit.
OPEC+ ftoi gjithashtu Brazilin të bëhet anëtar i grupit. Ministri Brazilian i energjisë sqaroi se vendi shpreson t’i bashkohet grupit në muajin janar. Pak pas arritjes së marrëveshjes, çmimet ë naftës pësuan një rënie, por frika është se të ardhmen ato mund të rriten. Grupi u takua për të diskutuar prodhimin e vitit 2024 mes parashikimeve se tregu përballet me një suficit të mundshëm dhe pasi një reduktimi vullnetar i prodhimit prej 1 milion fuçi në ditë nga Arabia Saudite ishte caktuar të përfundonte muajin e ardhshëm.
Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak deklaroi se reduktimi vullnetar i prodhimit nga ana e Moskës do të përfshijë naftën e papërpunuar dhe nënproduktet e saj. Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se kishin rënë dakord të shkurtonin prodhimin me 163,000 fuçi në ditë, ndërsa Iraku tha se do të shkurtonte një shtesë prej 220,000 fuçi në ditë në tremujorin e parë.
Top Channel