“Dokumentet përshkruanin çdo gjë”/ New York Times: Izraeli e dinte për planin e sulmit të Hamasit që një vit më parë

01/12/2023 18:01

New York Times pretendon se zyrtarët izraelitë e dinin për planin e sulmit të 7 tetorit, që kryen militantët e Hamasit në Izrael, një vit përpara se të ndodhte.

Sipas një raporti, zyrtarët izraelitë morën planin e betejës së Hamasit për sulmin, në të cilën mbetën të vrarë 1200 persona.

Gazeta pretendon se zyrtarët që i panë planet i hodhën poshtë si “aspirative, duke e konsideruar atë shumë të vështirë për Hamasin për t’i realizuar”.

Raportohet se një dokument prej 40 faqesh përshkruante, goditje pas goditjeje, pikërisht të njëjtat veprime që kanë ndodhur më 7 tetor.

“Hamasi e ndoqi planin me saktësi tronditëse”, shkruan New York Times.

Plani përfshinte gjithashtu detaje rreth vendndodhjes dhe madhësisë së forcave ushtarake izraelite, qendrave të komunikimit dhe informacioneve të tjera të ndjeshme.

Në lidhje me këto detaje, NYT shkruan se ka pikëpyetje në mënyrën që Hamasi mblodhi informacionin dhe mundësinë që mund të ketë pasur rrjedhje brenda inteligjencës izraelite.

Deri më tani ky raport thuhet se nuk është konfirmuar, por ende ka polemika të shumta në mënyrën e depërtimit të militantëve të Hamasit në territoret e Izraelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA