Ura e re në Përmet, Rama: Lidh fshatrat që ishin të izoluara dhe lehtëson jetën e banorëve
30/11/2023 08:28
Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar ndërtimin e ri të një ure në bashkinë Përmet.
Kjo urë kalon mbi lumin Vjosa dhe lidh fshatra me njëri-tjetrin që kanë qenë pothuajse të izoluar, duke i lehtësuar jetën banorëve.
“Mirmëngjesi dhe me urën e re në bashkinë Përmet, e cila kalon mbi lumin Vjosë, dhe lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi, duke i futur edhe në hartën e Përmetit turistik përveçse lehtësuar jetën e vetë banorëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Top Channel