Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Andreas Hoberg është gjetur gjallë pas tre ditësh në parkun me luanë, bufalo, leopardë dhe elefantë, apo gjithçka tjetër e rrezikshme që pritet nga bota e egër e xhunglës, thanë zyrtarët.
Hoberg ishte gjetur dje çuditërisht në shëndet të mirë në parkun natyror Matusadona në veri të Zimbabve, njoftonin zyrtarët, ku ishte zhdukur të shtunën pasdite me makinën e tij.
Por deri në ora 18.00 kompania ku kishte marrë makinën me qera, nuk arrinte ta lokalizonte më në sistemin GPS.
Kreu i rojeve të parkut Tinashe Farawo tha se operacionet e kërkim-shpëtimit përfshinë dhe helikopterë, disa automjete dhe qen nuhatjeje.
“Ne ishim shumë të shqetësuar, por tani jemi të lumtur që ai është mirë. Ai thotë se makina e tij pësoi një defekt mekanik, ishte një makinë e bardhë, dhe ne kishin shpresë së do ta gjenim”, tha ai.
Parku Kombëtar 1,400- kilometra katorë Matusadona në Zimbabve banohet nga luanë leopardë e kafshë të tjera të rrezikshme, shton Farawo.
Në veri të tij gjendet liqeni Kariba si dhe dy lumenj me ujë gjithë vitin –Ume e Sanyati. Ndërsa emrin e tij parku e merr nga kodrat Matusadona që përbëjnë pjesën e tij të pasur me burime.
Top Channel