Për shkak të motit të keq, nesër pezullohen lundrimet e trageteve në të dy anët e Adriatikut për linjat Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindizi-Vlorë.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë njoftimin në lidhje me kushtet e motit gjatë orëve në vazhdim dhe fundjavë, si dhe linjat që do të funksionojnë në portet detare të vendit.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi Vlorë dhe Durrës-Ankona -Durrës ditën e sotme do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Anijet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë operojnë normalisht.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës dy dhjetor.
Top Channel