Foto ilustruese

Një 38-vjeçar letonez është gjetur i pajetë në një banesë në lagjen “Gjuhadol”, në Shkodër, ndërsa ndodhej në Shqipëri për qëllime turistike me shokun e tij shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, sapo ka gjetur trupin e pajetë të letonezit.

Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se viktima me inicialet L. Z., gjithashtu rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA