Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas përfundimit të seancës gjyqësore për “Gërdecin” tha për mediat se nuk ka qenë asnjëherë në zonën ku ndodhi shpërthimi që la të vdekur 26 persona.
Ai u shpreh se mori pjesë në respekt të gjykatës dhe se kishte dëshmitarë që kishin punuar me të, ndërsa bëri thirrje për një proces të ligjshëm dhe të barabartë për palët.
Mediu: Unë erdha sot sepse kishte dëshmitarë që kanë punuar me mua dhe kanë ndjekur urdhrat e mi. Dëshmitarët e mëparshëm nuk kanë pasur lidhje me punën e ministrit. Erdha sot në respekt të gjykatës dhe duke shprehur ndjesën time për familjarët për atë që u ndodhi. Unë nuk e zhbëj dot më atë që ka ndodhur dhe kërkoj ndjesë. Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i barabartë për palët. Nuk ka pasur asnjë moment të vetëm të jetë njoftuar të ketë një problem të vetëm në Gërdec.
Cili ishte roli i Shkëlzen Berishës?
Mediu: Nuk ka pasur një faks të tillë nga Ministria e Mbrojtjes. Nuk kam asnjë dijeni, një ditë më parë ka ardhur vendimi i Ministrisë së Drejtësisë kjo çon më tej, u pyetën ata që janë marrë me faksin mund të pyesni zotin Berisha apo Bumçi, nuk kam qenë në dijeni të këtij dokumenti. Nuk më ndikon asgjë, kjo tregon një mungesë të raportit tim me zotin Berisha.
Mediu: Ishte urdhri për demontimin e municioneve, VKM 617 e qeverisë Nano që janë rrezik për jetën për sigurinë, nuk ka as më shumë as më pak se detyrën të zbatojë vendimin e Këshillit të Ministrave. Urdhrat e ministrit qarkullojnë tre ditë, ka qenë ngjarje të rënda, deri në vitin 2010 duhej të bënim demontimin e municioneve ka mbaruar në vitin 2013. Nuk ka kërkuar dhe ndikuar nga askush, çdo rast çdo shkresë ia kam përcjellë strukturave më të larta civile, ministri i Mbrojtjes nuk është ushtarak nuk njeh as kalibra, as distanca, Gjykata e Lartë ka deklaruar në rekursin që kemi bërë në vendimin e Apelit që duhet të vlerësojë parashkrimin kur prokuroria ndërton akuzë gjë që nuk ka ndodhur, nëse ka parashkrim, nuk ka proces. Që një proces të jetë i drejtë duhen të gjitha garancitë. Nuk dua të paragjykoj,vetëm rreth të vërtetave. Duke respektuar çdo vendim të gjyqtares.
Kush e vendosi Gërdecin si vend demontimi kur janë të gjitha pozitat si Bërzhita.
Mediu: Unë nuk e di ku është zoti Hoxha, di që ka asnjë vendim penal për të, ai u dënua ka ikur dhe sot është i lirë, unë nuk i jam shmangur drejtësisë. Bërzhita nuk është vend i sigurt, ministri nuk e ka kundërshtuar këtë vendim, ministri as ka qenë ndonjëherë në Gërdec, ka ardhur me propozim të strukturave të mbrojtjes, në 18 prill SAK i ka dërguar Mejkos që vendi i demontimin do të jetë Gërdeci, nga momenti që ministri ka nënshkruar urdhrin dhe ka nisur demontimi, shtabi kishte mundësi të shkonte në Gërdec, vendi nuk ishte i sigurt dhe nuk kishte përgjigje. Unë kam pasur Shkëlzen Madani, asnjë Shkëlzen tjetër, marrëdhënia ka qenë më ata që kam punuar, nuk ka pasur interes të marrëdhënies sime me askënd tjetër.
Ju kapni disa momente, një nga gjeneralët që ka punuar me mua, ishte një nga ministrat më të mirë, unë nuk i kam ndërhyrë kujt, kam komunikuar, kur s’je më atje ku duhet të jesh ka njerëz që flasin si të duan. Kjo strukturë ka qenë në dijeni. Unë nuk kam pasur interes, më kanë hetuar në Amerikë në BE, nuk është gjetur asnjë kontakt i vetëm i Mediut me ata që bënin demontimin, di që ka pasur gjyq të 29 personaliteteve. Ministri ka disa detyra të përcaktuara, ka edhe pezullime që nuk janë raportuar tek ministri.
Ish-ministri Mediu, në fjalën e tij para gjyqtares në seancën e sotme, e cilësoi të pajustifikueshëm refuzimin e kërkesës së tij për të thirrur si dëshmitarë disa funksionarë.
Mediu kërkoi që gjykata të dëgjonte dëshmitë e ish Këshilltarit për Sigurinë të Presidentit Amerikan dhe ish-Komandantit Suprem të NATO-s, Zv/Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, ministrit gjerman apo italian.
Sipas ish-ministrit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, punonjësit e thjeshtë të fabrikës, nuk duhet të thirreshin si dëshmitarë.
Top Channel