Surpriza e çmimeve Oscar, triumfon aktorja nga Kosova Luana Bajrami me filmin me metrazh të shkurtër “Në Kuadër të Dashurisë” do të shkojë në Austri.
Premiera do të shfaqet për të gjithë publikun nesër, më datë 1 dhjetor në kinema Cineplexx në Vienë, ku do të organizohet dhe një takim me yjet e filmit. Publiku do të ketë mundësinë të takohet me aktorët për të ndarë bashkë emocionet dhe suksesin e filmit më të dashur për momentin.
Gjithashtu përveç se Vienës, filmi do të ketë disa orare të reja edhe në Cineplexx Annenhof Kino (Graz) dhe në Cineplexx Linz, oraret e të cilave i gjeni në faqen zyrtare të Top Channel Films.
Sakaq për të gjithë ju që jeni përtej oqeanit dhe me padurim po prisni filmin, ju themi se në 7 Dhjetor “Në Kuadër të Dashurisë” do të udhëtojë drejt jush, në SVA Theater në New York, ndërsa më 11 Dhjetor në Davis Theater në Chicago.
Top Channel