Formula 1/ Do të jetë hyrje e re në 2026, ja si do të duket Audi… 12/11 21:56
Lille, Bodo/Glimt, Gent dhe Slovan Bratislava siguruan kualifikimin në Conference League pas fitoreve në duelet e sotme.
Skuadra e Edon Zhegrovës triumfoi 0-2 në Slloveni përballë Olimpija Ljubjanës.
Golat e Cabellas dhe Yazicii u mjaftoi francezëve për të prerë biletën në takimet me eliminim direkt. Feston edhe Bodo/Glimt pas suksesit 4-2 në Norvegji kundër zviceranëve të Luganos.
Më tej avancojnë edhe belgët e Gentit, të cilët mposhtën 4-1 Zorya Luhansk. Ndërkohë që kualifikimin preku edhe Slovan Bratislava.
Ekipi sllovak fitoi 1-2 “finalen” përballë Klaksvik në Ishujt Faroe. Ndërkohë që ra në sy humbja 0-5 e Besiktasit në Turqi kundër Club Brugge.

Top Channel