Teuta nuk po arrin që të gjejë dot ritmin e duhur këtë edicion, teksa pas 14 javësh ndodhet e fundit në renditje, me vetëm 12 pikë.
Por bregdetarët kanë luajtur një ndeshje më pak se kundërshtarët.
“Djemtë e Detit” kanë marrë vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit duke qenë larg pritshmërive të drejtuesve. Kalendari do të jetë i ngjeshur për skuadrën e Edi Martinit, që në fundjavë ka një përballje vendimtare ndaj Kukësit në transfertë.
Më pas Teuta do të luajë ndeshjen e prapambetur me Partizanin, e në vijim me Egnatian, Erzenin dhe Dinamo Cityn. Pesë ndeshje deri në ndërprerjen e kampionatit që mund të ndikojnë shumë në ecurinë e ekipit.
Në Durrës shpresojnë që të ndryshojnë diçka në merkaton dimërore. Diferenca e vendit të fundit me vendin e katërt është vetëm 6 pikë, teksa gara për mbijetesën do të jetë tepër e fortë./ SuperSport
Top Channel