Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë është një histori e gjatë sherrnaje dhe intrigash.
Edhe pas shpalljes së Pavarësisë, më 1912, Shqipëria, nuk do ta kishte të lehtë tu bënte ballë lakmive të fqinjëve tanë.
Pas copëtimit të parë më 1878, kur trungut të shqiptarisë iu shkëput gati gjysma e territorit të saj, në vitin 1913 u bë edhe copëtimi i dytë edhe më i egër.
Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të zbulojë dokumente të rralla arkivore rreth zhvatjes së Shën Naumit nga trungu i Shqipërisë.
Projektet për copëtimin e Shqipërisë, njëri më ogurzi se tjetri, janë diskutuar mes fuqive të mëdha deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
Manastiri i Shën Naumit dhe kufiri i Vermoshit, janë një tjetër histori e dhimbshme e kufijve shqiptarë, të cilët u zvarritën për 13 vite me radhë.
Çfarë ndodhi me këto dy territore? A e shiti Ahmet Zogu Shën Naumin?
Inside Story sjell dokumente të rralla arkivore që dëshmojnë betejat për Vermoshin dhe Shën Naumin deri në Hagë.
Top Channel