Tetë shqiptarë u arrestuan nga policia spanjolle pasi kultivonin kanabis në ambiente të mbyllura.

Të arrestuarit sipas mediave spanjolle janë të moshës nga 19 deri në 49 vjeç. Ata e kishin kultivuar lëndën narkotike në tre vila luksoze, për të mos u diktuar nga policia. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto prona policia zbuloi afro 1300 bimë kanabisi.

Agjentët e zbuluan rrjetin kriminal gjatë momentit që ata po blinin materiale të ngjashme me ato që përdoren për kultivimin e lëndëve narkotike. Nga hetimet rezultoi se rrjeti kriminal i përbërë nga shqiptarë, merrte prona luksoze me qira dhe brenda tyre ndërtonte shtëpi bari.

Për të evituar përplasjet me grupet rivale por dhe aksionet e policisë, ata procesin e tharjes së kanabisit e bënin në një banesë të posaçme larg zonës ku e kultivonin lëndën narkotike. E gjithë sasia e drogës më pas, sipas mediave spanjolle, shitej në qytete të ndryshme të qytetit të Valencias por dhe në zona të tjerë.

Tetë shqiptarët akuzohen për veprat penale të anëtarësim në organizatë kriminale, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA