17/11 22:57
SHBA shpreson se armëpushimi në Gaza mund të zgjatet, por vendimi përfundimtar i takon Hamasit, ka thënë ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara.
Në një prononcim për mediet, Linda Thomas-Greenfield tha se: “Ne shpresojmë se armëpushimi mund të zgjatet. E gjithë kjo është në duart e Hamasit.”
“Nuk kemi ende asnjë fjalë zyrtare nëse marrëveshja e armëpushimit, e cila aktualisht skadon nesër, do të zgjatet për herë të dytë.
Izraelitët kanë thënë nëse vazhdojnë të lirojnë 10 pengje në ditë, ata do të zgjasin me një ditë, kështu që është me të vërtetë në duart e tyre, por unë mendoj se ka një potencial për këtë dhe ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për të zgjatur marrëveshjen”– shtoi ajo.
Top Channel