Edhe në Bulqizë ka patur reshje të dendura të shiut. 

Është bllokuar rruga që lidh Lagjen e vjetër me Lagjen e Re, ndërsa janë dëmtuar disa makina.

Shkak i bllokimit të rrugës kanë qenë prurjet e mëdha të përrenjve që shkarkojnë në kanalin kryesor si dhe bllokim i pusetave, për shkak të reshjeve të dendura.

Si pasojë e bllokimit të rrugës banorët e kanë patur të pamundur të lëvizin në këtë segment por jo vetëm, nga niveli i lartë i ujit që vërshon në rrugë janë dëmtuar disa automjete.

Banorët dhe drejtues të mjeteve shprehen se bllokimi i këtij segmenti rrugor ndodh shpesh herë dhe se duhet një ndërhyrje në pastrimin e kanalit kryesor, pasi në të ka shumë inerte duke bllokuar edhe lëvizjen e ujit.

Për shkak të reshjeve në rrugën e Arbrit ka patur edhe rrëshqitje të gurëve në rrugë duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve.

Në fshatin Lejçan të Nj.Ostren nga rrëshqitje një pllake toke janë rrezikuar të shemben dy banesa, qytetarët janë evokuar në banesa tjera.

Gjithashtu, i gjithë territori i Qarkut Dibër vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet dhe në raste shoqëruar me erë të fortë.

Në Dibër, ka patur disa probleme në infrastruktur kryesisht:

– Nga dalja nga shtrati i përroit të Gjelagjoshtit në fshatin Kishacec të Nj.Kastriot, janë rrezikuar të përmbyten 4 banesa por po punohet me mjete për të evituar përmbytjen.

– Në fshatin Qafë Murrë të Nj.Selisht është dëmtuar rruga që lidhën fshatin me qendrën administrative.

– Në fshatin Vranjt nga rrëshqitje toke, është dëmtuar gabina elektrike.

– Në fshatin Kraj Lurë të nj.Lurë rruga që kalon Lurë- Rrëshen e bllokuar nga grumbullim madhësi uji.

Në Mat, në fshatin Stojan të nj.Ulëz, ka patur shembje të një segmenti rruge e gurësh duke rrezikuar izolimin e disa banorëve. Në fshatin Shoshaj nga rrëshqitje toke është rrezikuar të shembet një banesë.

Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin qarkut.

Top Channel