Pengjet, garancia e zgjatjes së armëpushimit/ Izraeli: Hamasi ka mjaft persona…

29/11/2023 17:57

Një zyrtar anonim izraelit pohoi se Hamasi ka mjaft pengje për të zgjatur armëpushimin edhe për dy ose tre ditë të tjera.

Reuters shkruan se zyrtari që bëri deklaratën është “i përfshirë në procesin e negociatave” midis Izraelit dhe Hamasit.

“Ne e dimë me të vërtetë se ka pengje shtesë në duart e Hamasit për të paktën dy ditë të tjera, potencialisht tre ditë nga lista e grave dhe fëmijëve. Çdo marrëveshje shtesë do të kushtëzohej fillimisht me lirimin e këtyre grave dhe fëmijëve të mbetur dhe vetëm atëherë do të mund të negocionim marrëveshje pasuese. Ne jemi sigurisht plotësisht të përgatitur për të rifilluar luftimet, por preferenca jonë do të ishte të vazhdojmë”, shkruan agjencia e lajmeve.

Pritet që armëpushimi të përfundojë nesër në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa ende nuk dihet nëse do të zgjatet sërish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA