22/12 12:34
Këngëtarët shqiptarë kanë ndezur atmosferën e kryeqytetit në koncertin që po mbahet në “Natën e Bardhë në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej”.
Muzika nisi që në orën 18:00 me dj më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë janë ngjitur disa prej këngëtarëve më të famshëm në vend.
Të parët ishin Landi dhe Miri, të cilët sollën disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite.
View this post on Instagram
Më pas Stine, Varrosi, Buta, Kida, Samanta Karavello, Capital T, Ylli Limani, Claydee, Elgit Doda dhe Romeo Veshaj, Mc Kresha dhe Elvana Gjata. Në fund, u ngjit Noizy dhe Luiz Ejlli.
Mbrëmja u mbyll me një spektakël fishekzjarrësh që do ta bëjnë një mbrëmje magjike këtë 29 Nëntor.
Top Channel