Japonia në mision kërkim-shpëtimi pas rrëzimit të gjuajtësit amerikan pranë ishullit

29/11/2023 18:58

Mjete të rojes bregdetare të Japonisë ishin sot në misione kërkimi i shpëtimi në brigjet e ishullit Yakushima pas rrëzimit të papritur të një avioni ushtarak amerikan Osprey me gjashtë trupa ekuipazh në bord.

Të paktën një person ishte konfirmuar i vdekur, sipas rojës bregdetare japoneze, të cilët shtonin se nuk ka informacione për individët e tjerë dhe as arsye të aksidentit të rëndë.

Rrjeti CNN shkruante se numri ekuipazhit të avionit me dy helika të lëvizshme, ishte tetë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 2:47 të pasdites, kur mjeti kishte bërë një ulje të detyruar në ujë, sipas zyrtarëve japonezë dhe amerikanë.

Zyrtarët e bashkisë së Okinawa, pas aksidentit i kërkuar ushtrisë së SHBA të stacionuar në  ishullin pranë tyre, të ulnin të gjithë mjetet Osprey për verifikime.

“Duke parë rrezikshmërinë e fluturimeve me Osprey, një incident i tillë u bë realitet dhe unë mund të them vetëm se është për të ardhur keq”, tha guvernatori i Okinawa, Denny Tamaki në një konferencë shtypi.

Kerkimet vijojne.

FOTO GALERI
2/5
Rrjeti CNN shkruante se numri ekuipazhit të avionit me dy helika të lëvizshme, ishte tetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA