“Patatja e nxehtë” në vendimin e Konferencës së Londrës që do të mbante peng edhe për 13 vite të tjera kufinjtë e Shqipërisë kishte të bënte me Vermoshin dhe Shën Naumin.

Dokumenti thoshte se kufiri i Shqipërisë kalonte nga fshati Lin deri në Shën Naum, por pa saktësuar nëse Shën Naumi ishte brenda apo jashtë territorit shqiptar.

Pikërisht ky togfjalësh që mbeti i papërcaktuar edhe në vendimin e vitit 1919, u kthye në një skenë përplasjesh jo vetëm mes Shqipërisë së dobët dhe Serbisë së fortë, por edhe mes vetë ndërkombëtarëve.

Ky është vendimi i marrë në vitin 1919 nga fuqitë e mëdha, pas ankesave se Konferenca e Londrës nuk e kishte definuar qartë se ku do të kalonte kufiri shqiptar në Shën Naum dhe në fshatin Lin.

Siç shihet dokumenti reflekton mbi fshatin Lin duke e përfshirë atë të gjithin brenda territorit shqiptar, por nuk e përmend Shën Naumin, duke e lënë sërish të ndezur fitilin e konflikteve.

“Në vendimin që u mor në 1919, ngeli i papërcaktuar dhe gjithë debati u bë në një fjalë “deri në Shën Naum”. Njëri thoshte që përcaktohet në kufirin jugor nga Lini deri në Shën Naum dhe kjo i takon Shqipërisë, por do të kërkonte një kontroll fizik të vijës kufitare, dhe të përcaktohej përfundimisht kujt i takonte manastiri”, u shpreh Prof. Dr. Kaliopi Naska, historiane.

Top Channel