Inside Story/ Gjurmët shqiptare janë kudo, si u asimiluan shqiptarët në qendrën shpirtërore të tyre?

29/11/2023 21:47

Gjurmët shqiptare në manastir janë mbuluar me propagandë pro-sllave, që i shtrin pretendimet mbi çdo manastir ortodoks brenda territorit shqiptar.

Pak e dinë se edhe pikturat me të cilat është zbukuruar ky manastir, flasin shqip. Deri në vitin 1944 administrohej nga priftërinj shqiptarë dhe mesha bëhej shqip.

Sot gjurmët e shqiptarisë janë zbehur. Ndryshe nga bregdeti shqiptar ku serbë e maqedonas blejnë prona, në fshatrat përreth manastirit askush nuk u shet shtëpi shqiptarëve. Për ta blerë një të tillë duhet të dorëzosh në komunë një sërë dokumentesh.

‘Të tjerët e kanë tjetërsuar. Bullgarët, grekët, sllavo-maqedonasit, serbët, dhe ma së paku hise në Shën Naum kanë pasur shqiptarët. Ideja është shqiptare, por tjetërsimi dhe sendërtimi i idesë të ndërtimit të një identiteti, të tjerët e kanë bo duke shkelur mbi identitetin e shqiptarëve. Dhe Shën Naumi është kjo: shkelje e identitetit, si të doni edhe fetar, por që ka të bëjë me shqiptarët dhe ma së paku shqiptarët kanë qasje në këtë tjetërsim që është bërë”, u shpreh Prof. Dr. Kaliopi Naska-historiane.

Materialet arkivore tregojnë se shteti shqiptar ka bërë një betejë të gjatë për të dokumentuar pranë ndërkombëtarëve, përkatësinë shqiptare të këtij manastiri. Duke dëshmuar që nga dokumentet e kohës së vilajeteve, ku i paguante taksat, apo nga cilat institucione kishte varësi.

“Deri më 1912 manastiri i Shën Naumit është menaxhuar nga manastiri i Durrësit, dhe janë bërë shumë investime monetare dhe me priftërinj, por më pas me politikat e shtetit serbo kroato-slloven për ta shtrënguar për ta sjellë më vetë i hoqën edhe priftërinjtë”, tha Prof. Dr. Kaliopi Naska-historiane.

Konferenca e ambasadorëve me disa vendime radhazi dhe më vonë gjykata e Hagës, ia njohu këtë territor Shqipërisë.

Top Channel