Siç duket në këto dokumente të rralla të siguruara nga Arkivi Qendror i Shtetit, puna nuk ka qenë aspak e lehtë.
Kjo është vetëm pak nga qindra korrespodencat e shumta të zonave të Kelmendit dhe Vermoshit për provokime që ndodhnin me piramidat.
Malazezët dhe serbët dëmtonin piramidat, ngrinin armët ndaj komisionit të përcaktimit të kufinjve që ishte në terren. Madje, gënjenin për emrat e vendeve vetëm e vetëm që të vendosej kufiri gabim.
Shqipëria në vështirësi ekonomike përpiqej që të gjente edhe para për shpenzimet e komisionit. Ky është një dokument që i drejtohet postës policore të Shkodrës për një kredi prej 10 mijë franga ari për blerjen e materialeve për komisionin e kufinje, që përfshinte kuajt e transportit.
Më 1921 fuqitë e mëdha vendosën të pranojnë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve dhe u shprehën sërish për definimin e kufirit.
“Më 1921 Shqipëria u pranuan anëtare e ligës së Kombëve, është për tu habitur që asnjë prej monarkitë ballkanike që kërkonin që të mos njihet shteti Shqiptar, as Serbia dhe as Bullgaria nuk e kundërshtuan praninë e Shqipërisë në lidhjen e kombëv”, u shpreh Nebi Dervishi, historian.
Top Channel