Fitorja e radhës ishte vendimi i gjykatës së Hagës në favor të Shqipërisë në vitin 1924, duke ia njohur si terrior Shën Naumin.

“Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendos që Shën Naumi si Manastir do t’i lihet Shqipërisë, ndërsa kufiri serb do të afrohet deri në 750 metra deri në hyrje të Shën Naumit. Ndërkohë fshtrat si Lubanishta, Tërpeca ose Lagadini dhe disa kullota të tjera në drejtim të malit të Galicicës ti takojnë Serbisë”– u shpreh Dr. Nebi Dervishi, historian.

Megjithatë, vendimi e linte çështjen sërish të hapur pasi përcaktimi në terren i kufirit duhej të arrihej me marrëveshje mes dy vendeve. Në momentin kur çështja mendohej se u mbyll, pas këtij vendimi konsultativ të Hagës del në skenë influenca e Fuqive të Mëdha në lidhjen e Kombeve. Përmes një rezolute ia përcjell çështjen e rigjykimit të pretendimeve Jugosllave, Konferencës së Ambasadorëve.

“Qëllimisht e çuan tek Konferenca e Ambasadorëve pasi e kishin më të lehtë të manipulonin çështjen, sepse ishte më mirë ta diskutonin tre Fuqi të Mëdha Evropiane, se sa ta diskutonin 30 vende anëtare të Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Dhe ushtruan presion tek Zogu se ai do të kishte nevojë për mbështetjen e tyre”– u shpreh Prof. Dr. Paskal Milo, historian.

Në të njëjtën kohë me këtë vendim shumë të rëndësishëm, në arenën politike shqiptare kishin ndodhur shumë ngjarje. Shqipëria kishte përjetuar dy grushte shteti radhazi. Me revolucionin e qershorit 1924, Fan Noli rrëzoi nga pushteti Ahmet Zogun, i cili erdhi sërish në pushtet më forcë 6 muaj më pas.

Arratisja e tij në Beograd dhe nëshkrimi i një marrëveshje të supozuar me një nga figurat më të forta të mbretërisë së asaj kohe serbe, Nikolla Pashiç, janë pika e vlimit që sipas historisë vendosi fatin e Shën Naumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA