Beteja për Shën Naumin, që do të zgjaste plot 13 vite luftë diplomatike, por edhe me ushtri e dëbim të shqiptarëve, nisi vetëm nga një togfjalësh që përdori Konferenca e Londrës.
“Zyrtarisht fuqitë e mëdha nuk ta kishin dhënë Shën Naumin dhe pyllin e Vermoshit. Ata kishin thënë “j’asqui a Shën Naum”, pra deri në Shën Naum. E kishin lënë në mënyrë pak dinake të hapur çështjen, por ishte Shqipëria që do të vendoste me vullnetin e saj të lirë nëse do t’ia linte Serbisë”, u shpreh Monika Stafa, studiuese.
Fqinjët tanë të etur për territore shqiptare, përfituan nga ky përcaktim i paqartë duke pretenduar Shën Naumin dhe pyllin e Vermoshit në veri.
Kaliopi Naska, historiane dhe ish drejtoreshë e arkivit qëndror shtetëror ka mbledhur mbi 400 dokumete historike, diplomatike dhe politike.
Nga arkivat shqiptare, franceze, tek ato të gjykatës së Hagës dhe të konferencës së ambasadorëve për të hedhur dritë mbi këtë shkëmbim territori.
“Që nga protokolli i Londrës, në relacionin që bëri të tetorit të vitit 21, i lidhjes së kombeve, vendimi i nentorit 21 i konferencës së ambasadorëve, vendimi 6 dhjetorit 1922 ia kishin përcaktuar dhe ia kishin dhënë Shqipërisë”, u shpreh Prof. Dr. Kaliopi Naska, historiane.
Pas vendimeve të Konferencës së Londrës më 1913, nisi pjesa më e vështirë e punës që ishte shkelje me këmbë e çdo terreni.
Top Channel