“Netanyahu nuk arrestohet”, Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, por jo në këtë rast?
23/11 11:47
Gjermania po rrit ndihmën e saj humanitare me 19.7 milionë dollarë shtesë për të mbështetur popullsinë civile në Rripin e Gazës.
Qëllimi është t’i sigurohet popullatës civile furnizime thelbësore si ujë, ushqim, ilaçe dhe veshje, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme gjermane Sebastian Fischer në Berlin të mërkurën.
Ndihma shtesë do ta sjellë ndihmën e Gjermanisë për Gazën në një total prej gati 196 milionë dollarësh (rreth 179 milionë euro) këtë vit, vuri në dukje Fischer.
Armëpushimi duhet “të zgjasë sa më gjatë që të jetë e mundur në mënyrë që ne të mund të marrim ndihmën e nevojshme urgjentisht për njerëzit në Gaza”, shtoi ai.
Top Channel