Mijëra shqiptarë zbritën mbrëmjen e të martës në qendër të Londrës për të festuar Ditën e Flamurit.

Me flamuj dhe simbole kombëtare, shqiptarët pushtuan rrugët rreth Westminster duke hedhur dhe fishekzjarre. Ndërkohë nuk mungoi as parada e makianve të shtrenjta dhe atyre sportive. Videot u shpërndanë në platformën TikTok.

Por festimet u prishën nga policia metropolitane, që lëshoi një urdhër shpërndarje nga rrugët dhe sheshet e Londërs Qendrore. Kjo pasi u bllokua i gjithë trafiku në qendrën e kryeqytetit britanik.

Ndërhyrja e policisë u kundërshtua nga shqiptarët, me argumentin se ata po festonin ditën e Pavarësisë dhe se nuk po shkaktonin asnjë incident. Kjo gjë solli dhe përplasje, mes uniformave blu dhe të rinjve shqiptar. Disa prej të cilëve, sipas Daily Mail, u arrestuan nga policia.

Edhe më herët në Londër, shqiptarët janë mbledhur për të festuar pavarësinë por incidentet nuk janë evituar. Jozyrtarisht, besohet se në Britaninë e Madhe jetojnë më mbi 150 mijë shqiptarë, të mirëintegruar në shoqërinë britanike, duke dhënë dhe kontributin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA