Foto Ilustruese

Dy banesa janë përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Pendavinj të Maliqit.

Zjarri ka rënë në banesat nën pronësi të I. Q., Dh. Q., dhe P. V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA