“Ballkani” në Tiranë! Ekipi nga Kosova do luajë për Conference League

29/11/2023 12:32

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani ka zbarkuar në Tiranë dhe ka gjetur strehë pikërisht në Arbanë, ku ndodhet dhe qendra stërvitore e Dinamos.

Klubi nga Suharekas ka gjetur mikpritjen e bluve kryeqytetas, të cilët në të njëjtën kohë i kanë uruar fat për në ndeshjen e së enjtes kundër Viktoria Plzen, sfidë që fillon prej orës 18:45.

Kujtojmë se Ilir Daja ka provuar vite më parë të jetë trajner i dinamovitëve, me të cilët edhe është shpallur kampion.

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është në gjendje të rënduar dhe ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen, e vlefshme për grupet e Conference League do zhvillohet në “Air Albania” të Tiranës.

Ka qenë Komisioni i Garave në UEFA i cili nuk ka pranuar që ndeshja të zhvillohej në stadiumin e Prishtinës dhe kampionët e Kosovës kanë vendosur që ta luajnë në Tiranë ndeshjen e radhës.

Pasditen e sotme ata do të zhvillojnë konferencën dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes që do të luhet mbrëmjen e djeshme.

Më herët trajneri Daja ka kërkuar që të jenë sa më shumë tifozë në stadium për të mbështetur ekipin shqiptar, i vetëm tashmë në arenën europiane vazhdon të jetë pjesëmarrëse në Conference League. Ndërkohë çmimet e biletave për këtë ndeshje variojnë nga 5 euro më e lira deri në 100 euro tribuna.

Në këtë grup pas katër ndeshjeve të luajtura Plzen është në krye me 12 pikë, ndjekur nga Astana dhe Ballkani me katër, e Dinamo Zagreb ka vetëm tri pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA