Armëpushimi i zgjatur gjashtë ditor hyn në ditën e fundit, çfarë pritet të ndodhë

29/11/2023 07:49

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn sot në ditën e fundit.

Izraeli thotë se ka shpresë se armëpushimi mund të zgjatet sërish, por dhe Hamasi ka treguar gatishmëri për zgjatje.

Shefat e inteligjencës nga Izraeli, SHBA dhe Egjipti kanë zhvilluar bisedime në Katar për të diskutuar një marrëveshje të re të mundshme.

Marrëveshja e re mund të përfshijë lirimin e njerëzve ose të personelit ushtarak, të rrëmbyer gjatë sulmit nga Hamasi më shumë se 50 ditë më parë, ku rreth 160 persona mbeten në robëri.

Nnë Izrael, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se kishte marrë një listë me emrat e atyre që do të lirohen sot. Për çdo shtetas izraelit të kthyer, tre palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite.

Në Gaza, më shumë furnizime humanitare po hyjnë, por agjencitë e ndihmës thonë se ende nuk mjafton. Dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka raporte për përleshje ndërsa ushtria izraelite kryen një operacion në Jenin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA