Katër shqiptarë po luftojnë me jetën, pasi u përfshinë në një aksident këtë të mërkurë në Kroaci.
Një automjet tip “Volkswagen Caddy” që drejtohej nga një 22-vjeçar shqiptar, është përplasur me një kamion që drejtohej nga një shtetas boshnjak.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetit Lynx 4. Dy shoferët dhe katër pasagjerë të “Volkswagen” u plagosën rëndë dhe u dërguan me urgjencë në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe Spitalin e Dubravës. Përveç drejtuesit të makinës, edhe tre pasagjerë ishin shqiptarë. Sipas mediave, bëhet fjalë për tre burra të moshave 41, 43 dhe 45 vjeç.
Sipas dyshimeve të para shpejtësia, moti i keq, por edhe gjendja e automjeteve mund të jetë faktorët që shkaktuan aksidentin. Megjithatë, pritet ekspertiza nga grupi hetimor në vendngjarje.
Top Channel