28/12 16:11
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë.
Ai ka zgjedhur një video të veçantë urimi me fëmijët e qytetit, ku citon se sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka.
“Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë – Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri. Flamujt 🇦🇱 që valëviten sot na kujtojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka.”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Dita e sotme, 28-Nëntori do kulmojë me Paradën e Shqiptarëve, një aktivitet madhështor që bën bashkë shqiptarët nga i gjithë rajoni e bota, e që organizohet për herë të parë në Shqipëri.
View this post on Instagram
Top Channel