Stuhia godet Krimenë dhe Rusinë, të paktën 14 viktima! Parashikohen tornado në rajonin e Detit të Zi

28/11/2023 20:00

Një ditë pas një stuhie që la më shumë se dy milionë njerëz pa energji elektrike në Rusi dhe Ukrainë, moti i keq pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Tornadot janë parashikuar të godasin zonat tashmë të prekura nga lufta. Deri më tani, stuhia ka vrarë të paktën 14 njerëz në Rusi dhe Ukrainë, thanë zyrtarët. Ajo rrëzoi pemë, linjat e energjisë elektrike dhe përmbyti zonat bregdetare.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se të paktën pesë njerëz vdiqën në rajonin Odesa të Ukrainës jugore dhe se inxhinierët po punonin për të rivendosur energjinë elektrike në fshatrat që janë ndërprerë.

Mëngjesin e sotëm, pothuajse 100,000 njerëz ishin ende pa energji elektrike në Gadishullin e Krimesë dhe disa ende nuk kishin furnizim me ujë, tha guvernatori i vendosur nga Rusia, duke njoftuar se disa rajone ishin ende në gjendje të jashtëzakonshme.

Kushtet kanë ndikuar tashmë në operacionet ushtarake ruse. Dëmi i shkaktuar nga stuhia ka ndikuar në “ritmin e operacioneve ushtarake përgjatë vijës së frontit në Ukrainë“, por nuk e ka ndalur plotësisht aktivitetin ushtarak, tha Instituti për Studimin e Luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA