Putin: Perëndimi po përpiqet të shpërbëjë dhe plaçkisë Rusinë

28/11/2023 21:19

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka sulmuar edhe një herë Perëndimin në një fjalim përpara fushatës zgjedhore presidenciale ruse.

Putin akuzoi SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore se po përpiqeshin të “shpërbënin dhe plaçkisnin” Rusinë dhe se ushtria e tij po luftonte “për lirinë jo vetëm të Rusisë, por të gjithë botës”.

Zoti Putin, presidenti rus më jetëgjatë që nga Jozef Stalin, pritet të shpallë se kandidaturën sërish në zgjedhjet e marsit.

“Ne po mbrojmë sigurinë dhe mirëqenien e popullit tonë, të drejtën më të lartë historike për të qenë Rusia – një fuqi e fortë, e pavarur, një vend i qytetëruar”, u tha Putin pjesëmarrësve gjatë një takimi të organizuar nga Kisha Ortodokse Ruse.

Udhëheqësi rus kritikoi të ashtuquajturën “rusofobia” perëndimore dhe akuzoi kombe të tilla se synojnë “të mbjellin urrejtje”. Putin u zotua gjithashtu se do të bllokojë “çdo ndërhyrje të jashtme, provokime me qëllim të shkaktimit të konflikteve ndëretnike ose ndërfetare si veprime agresive kundër vendit tonë”.

Putin ka këmbëngulur vazhdimisht se Moska nuk është fajtore për konfliktin dhe akuzoi Perëndimin për “provokimin” e luftës në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA