Po kalonin përroin me fouristradë, tre banorë në Kolonjë rrezikuan të mbyteshin
28/11/2023 11:07
Tre banorë të zonës së Prodanit rrezikuan të mbyteshin në ujërat e përroit Prodan – Gjonc këtë të martë në Kolonjë.
Mësohet se ata tentuan të kalonin përroin nga njëra anë në tjetrën me fouristradë, por rrjedha e madhe ka rrezikuar jetën e tyre, pasi e kanë pasur të pamundur të dalin nga automjeti që kishte ngecur në mes të ujit.
Ata kanë mundur të lajmërojnë shërbimin zjarrfikës të cilët kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar.
Përroi kishte dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta të shiut.
Top Channel