26/11 11:44
Pas ministrit të jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, edhe vendet baltike kanë zgjedhur bojkotimin e takimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Maqedoninë e Veriut.
Mediet e huaja raportojnë se ministrat e jashtëm të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë vendosën bojkotimin e takimit në Shkup për shkak të vendimit për të lejuar pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Pjesëmarrja e planifikuar nga Sergei Lavrov do t’i sigurojë Moskës një mundësi propagande dhe “rrezikon legjitimimin e Rusisë agresore si një anëtar i ligjshëm i komunitetit tonë të kombeve të lira”, thanë ata.
Top Channel