Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se vdekjet nga sëmundjet e pa trajtuara mund të tejkalojnë vdekjet nga bombardimet në Gaza.
Një vlerësim i OBSH-së i strehimoreve të UNRWA-s zbuloi se diarreja dhe infeksionet e frymëmarrjes të përhapura tek fëmijët dhe foshnjat, janë përhapur në masë të madhe dhe nuk marrin asnjë trajtim.
Pacientët me sëmundje kronike si kanceri, sëmundjet e zemrës ose diabeti gjithashtu nuk po marrin trajtim.
Ndërkohë, ekipi i UNICEF-it në Gazën veriore po paralajmëron gjithashtu për lëndime katastrofike të luftës, duke parë fëmijë me plagë të tmerrshme të shtrirë në parkingje dhe kopshte.
Agjencitë e ndihmës shprehen se rifillimi i luftimeve mund të jetë i paimagjinueshëm, duke bërë thirrje përsëri për një armëpushim të përhershëm.
Top Channel