I burgosur për spiunim në Rusi, ish-marinsi amerikan sulmohet në burg

28/11/2023 22:46
Foto Ilustruese

Një ish-marins amerikan i burgosur në Rusi, pasi dyshohet për spiunim, është sulmuar në burg.

Lajmi është konfirmuar nga Free Paul Whelan, një grup që bën fushatë për lirimin e tij. Paul Whelan, i cili u dënua me 16 vjet punë të rëndë për akuzat për spiunazh në vitin 2020, thuhet se po punonte në një tavolinë qepëse herët këtë pasdite kur ndodhi sulmi.

Free Paul Whelan tha se një i burgosur i ri bllokoi një pjesë të linjës së prodhimit, çka detyroi Whelan që t’i kërkonte të lëvizte.

“Pas kërkesave të përsëritura, i burgosuri e goditi Paulin në fytyrë, duke i thyer syzet në proces dhe u përpoq ta godiste për herë të dytë. Pauli u ngrit në këmbë për të bllokuar goditjen e dytë dhe më pas është nevojitur ndërhyrja e të burgosurve të tjerë për të parandaluar sulmet ndaj Whelan– tha në një deklaratë grupi, duke shtuar se megjithëse ky ishte një sulm “i vogël”, Whelan kishte frikë nga ajo që mund të ndodhte, pasi “në çdo kohë” situata mund të përshkallëzonte në diçka “shumë më serioze”.

“Paul është një objektiv sepse ai është një amerikan dhe ndjenja anti-amerikane nuk është e pazakontë në mesin e të burgosurve të tjerë,” tha Free Paul Whelan.

Whelan tha se ai beson se administrata e burgut po e merr seriozisht sulmin, megjithëse është shumë herët për të ditur nëse do të ndërmerret ndonjë hap për të garantuar sigurinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA