23/12 21:18
Rey Manaj nuk ndalet përballë Trabzonsporit, duke realizuar edhe golin e dytë personal në këtë takim.
Më saktë një eurogol nga ana e sulmuesit shqiptar të Sivassporit. Pjesa e parë mes dy skuadrave turke u mbyll në barazim 2-2.
Manaj, i cili gjeti golin e parë në minutën e 21’, shënoi sërish në mesin e pjesës së dytë.
Ishte minuta e 67’ kur 26-vjeçari u nis nga mesi i fushës dhe tundi rrjetën kundërshtare me një goditje fantastike me të djathën.
Manaj është ngjitur në kuotën e 4 golave sezonal në Superligën e Turqisë me Sivassporin, që është afër sigurimit të tri pikëve të rëndësishme. /Supersport
Top Channel