Eksperienca te Manchester United drejt fundit, Eriksen pranë Arabisë Saudite

28/11/2023 09:31

Christian Eriksen mund të largohet së shpejti nga Manchester United.

Siç raportohet nga shtypi spanjoll, mesfushori danez mund të transferohet në Arabinë Saudite që në janar, ndërsa ka marrë disa oferta nga klubet e Saudi Pro League.

Eriksen u bashkua me “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2022 nga Brentford, megjithatë tashmë duket se ai është në listën e “viktimave” që Manchester United ka përgatitur për të bërë revolucionin në ekip.

Top Channel