
22/02 19:47
Bayerni i Mynihut ‘kyç’ portën deri në 2025-ën.
Gjigantët gjermanë kanë njoftuar se kanë firmosur kontratat e reja me të dy portierët, titullarin Manuel Neuer dhe zëvendësuesin e tij. Sven Ulreich.
Që të dy kanë firmosur me Bayernin deri në verën e 2025-ës, me bavarezët që zgjidhin kështu çështjen e portës edhe për sezonin e ardhshëm dhe mund të përqendrojnë merkaton në reparte të tjera.
Manuel Neuer u rikthye nga një dëmtim i rëndë dhe mori menjëherë vendin e titullarit, duke treguar të njëjtën siguri në mbrojtjen e katërkëndëshit, ndërsa Ulreich tregoi se është gati ta zëvendësojë, duke ofruar jo pak garanci./ SuperSport
Top Channel