Ditët e fundit kanë ndodhur tre vjedhje në Unazën e Re në Tiranë. Përkatësisht një 41-vjeçare S. P nga Tirana ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën “Foto Xhavella”, e cila është vënë nën hetim.

Gjithashtu tre vajza të mitura të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë vjedhur produkte të ndryshme në dy biznese në rrugën “Teodor Keko”. Të tria vajzat po ndiqen penalisht.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 3 të miturit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA