Rey Manaj gjen rrugën e rrjetës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar ka realizuar golin e dytë për Sivassporin në ndeshjen shtëpiake përballë Trabzonsporit.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e katërt me anë të Saiz, ndërkohë që në minutën e 21’ erdhi edhe goli i Rey Manajt.
Sulmuesi lëvizi bukur në zonë, i mori kohën markuesit të tij dhe gjuajti me kokë. Portieri kundërshtar priti goditjen e parë, por u dorëzua në tentativën e dytë.
Ky është goli i tretë sezonal për 27-vjeçarin, i cili gradualisht po rigjen formën e ditëve më të mira.
Dhe mbi të gjitha po shënon. Nëse arrin të ruajë avantazhin e dyfishtë, Sivasspori do të ngjitej në vendin e 11-të me 17 pikë.
Kreu i renditjes ndahet nga Fenerbahce dhe Galatasaray, skuadra që janë shkëputur nga ndjekësit.
Top Channel