Qyteti i Pukës ditën e sotme është zgjuar nën temperaturat e ulëta! Dëbora e rënë ditët e kaluara ka ngrirë, duke e bërë të vështirë kalimin e kalimtarëve në rrugë.

Në akset rrugore nuk ka më dëborë, por ka prezencë të akullit, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes.

Ditën e djeshme në qarkun e Shkodrës, reshjet e borës të rëna në zonat malore të bashkisë së Shkodrës, Malësi e Madhe dhe Fushë-Arrëz kanë bërë që në disa akse të kaloheshin me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave.

Top Channel