Reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës në zonën e Llogorasë kanë pasur një intensitet mesatar ku trashësia shkon deri në 10 cm.

Në filmimet e ekipit të TCH duken pamja spektakolare, plotësuar edhe nga një dre që “pozon” për kamerën.

Ndërkohë në terren janë borë pastrueset të cilat kanë hedhur kripë përgjatë segmentit rrugor.

Rruga nacionale Vlorë- Llogora- Himarë mëngjesin e kësaj të hëne ishte e kalueshme për shkak dhe të punës të pandërprerë përgjatë mbrëmjes.

Policia rrugore dhe ajo e rendit në terren për të këshilluar drejtuesit të qarkullojnë me shpejtësi të reduktuar dhe të bëjnë kujdes.

Top Channel